Vizitoni BE

Që ta njihni më mirë

Srpski

UDHËTIM NË EVROPË

Projekti “Udhëtim në Evropë” është motivuar nga pamundësia e të rinjve për të njohur Evropën përmes një përvoje të drejtpërdrejtë. Studentët e universiteteve në Kosovë, të cilët pretendojnë të jenë bartës të zhvillimit të vendit në vitet në vazhdim, përballen me vështirësi për të udhëtuar jashtë vendit për shkak të problemeve me viza, rrethanave sociale e financiare, dhe shpesh shumë prej tyre nuk kanë parë qytet tjetër pos të vetin.

Ideja kryesore e projektit është që t’iu mundësohet 30 studentëve të dalluar të universiteteve në Kosovë të marrin viza Schengen dhe bileta treni për verën e vitit 2009 në mënyrë që të udhëtojnë në vendet e Evropës sipas zgjedhjes së tyre.

Photo Essay