Bashkudhëtarët
Zgjedhjen e bashkudhëtarëve do t’ia lëmë kombinimit të fatit dhe rastit. Ndoshta mu dikush nga shoqëria juaj do të përzgjidhet në konkurs dhe do të bashkohet me ju në këtë udhëtim të mbushur me aventura. Një fat i mirë do të ishte nëse do t’ju përputheshin ëndrrat dhe do të dëshironi që ti vizitoni pikat e njëjta në hartën e Europës. Në anën tjetër, sigurisht se do të njoftoheni me njerëz simpatikë nga grupi i 20 studentëve me të cilët do ti kaloni ditët e para derisa nuk ndaheni dhe niseni rrugës tuaj.
Megjithatë, bëni një përzgjedhje të mirë të personave me të cilët do të shëtiteni nëpër Europë, sepse përzierja e çuditshme e adrenalinës, lumturisë, pagjumësisë, nxehtësisë dhe nervozizmit mund të nxisin dhe të nxjerrin në pah thellësinë e karakterit të ndokujt, si pozitiv ashtu edhe negativ. Toleranca dhe kompromisi janë një pako e patejkalueshme e vetive të cilat duhet ti merrni me vete. Jini të hapur për njohje të reja sepse do të takoni shumë njerëz nëpër kupe, hostele dhe sheshe. Ndoshta me ndonjë prej tyre do ta vazhdoni udhëtimin, nuk i dihet.
Nëse nuk jeni një pjesëtar klasik i shoqërisë sonë dhe nuk ju paraqet problem që të shkoni vetëm në kinema ose në shfaqje, ndoshta për ju varianti më i mirë i udhëtimit është solo. Jo konformistët në mesin tuaj mund të lëshohen në këtë aventurë unike dhe të mësojnë anët e saj pozitive dhe negative.