Vizitoni BE

Që ta njihni më mirë

Srpski

Bileta InterRail

Bileta globale InterRail është një copë e çmuar me ndihmën e së cilës do të udhëtoni nëpër trenat europianë dhe do t’i njihni të gjitha anët pozitive të të udhëtuarit me mjetin transportues, babai i të cilit është Xhejms Vati. Është momenti më i mirë që edhe ju t’i bashkangjiteni qindra mijëra të rinjve të cilët e kalojnë verën si në vijim: blejnë Inter Railin në vendin e tyre, paketojnë çantat e udhëtimit dhe eksplorojnë Kontinentin e vjetër në atë mënyrë që thjesht kërcejnë nga një tren në tjetrin. Gjëja më e rëndësishme është se Inter Raili (tamam ashtu si viza e Shengenit në pasaportë) iu jep një ndjenjë të pabesueshme të lirisë për të shkuar ku të doni dhe kur të doni. Pyetjet të cilat do t’ju mundojnë janë: “A do të drekoj nesër në Romë duke ngrënë makarona apo paelja në Barcelonë?”. Do të pajtoheni që këto janë mundime të ëmbla.

Informata të përgjithshme mbi InterRailin

InterRail është krijuar në vitin 1972 dhe shumë shpejt është popullarizuar, mu ashtu si të gjitha projektet e mençura të cilat ua mundësojnë të rinjve deri në moshën 25 vjeçare që të udhëtojnë dhe të shoqërohen. Dikur kanë ekzistuar disa lloje të biletave InterRail, ndërsa Europa ka qenë e ndarë në tetë zona. Ndërsa që nga 1 prilli i këtij viti janë bërë disa ndryshime dhe zonat janë hequr.

Duhet t’i mbani në mend katër gjëra të cilat janë të rëndësishme:

1. Bileta juaj ka vlefshmëri për një muaj. Janë të hapura të gjitha linjat hekurudhore të vendeve nënshkruese të marrëveshjes së Shengenit – për një arsye shumë të thjeshtë sepse jeni të kufizuar nga viza që keni në pasaportë. Nëse do të kishit një liri absolute të lëvizjes atëherë me InterRailin teoretikisht do të ishte e mundur që të pini çaj me Mbretëreshën e Britanisë ose që aty për aty të vërtetonit saktësinë e trenave zviceranë. Pasi që dëshira është diçka tjetër, ndërsa realiteti tjetër, ju këshillojmë që të shmangeni nga Britania e Madhe, Irlanda dhe Zvicra në mënyrë që të mos deportoheni nga atje, ndërsa mund të drejtoheni nga Norvegjia dhe Islanda pasiqë këto vende e kanë nënshkruar marrëveshjen e Shengenit edhepse nuk janë anëtare të BE-së. Poashtu duhet të keni parasysh që në shtetet më të reja anëtare si psh Hungaria, mund të udhëtoni me Shengen vetëm transit nga dhe në vendet e Shengenit dhe aty mund të ndaleni më së shumti për 5 ditë. Një shtet afrikan, Maroko ka qenë në listën e shteteve të cilat poseduesit e InterRailit kanë mundur ti vizitojnë, gjë që e ka shtuar dozën ekzotike në këto udhëtime të paharruara. Fatkeqësisht kjo kohë ka kaluar dhe në ju këshillojmë që të keni durim derisa dikush të shpall një konkurs “Të udhëtojmë në Afrikë “.

2. InterRail nuk e siguron udhëtimin në vendin në të cilin lëshohet, më konkretisht në Serbi, kështuqë ruani ca para në portofol kur të ktheheni në shtëpi të mbushur me përshtypje. Kur e kaloni kufirin do t’ju duhet të bleni biletën te kondukterët tanë, por sidoqoftë do të duhej të kishit një zbritje prej 50%.

3. dhe më e rëndësishmja! Ruajeni biletën si sytë e ballit, si një margaritar në shuplakë etj. Kush e humb biletën mund të “fotografohet” sepse nuk ka asnjë stacion hekurudhor në Europë që do t’ua lëshonte tjetrën, dhe askush nuk do t’ua shpaguante dhimbjen e madhe shpirtërore që do t’u shkaktohej. InterRail thirret me emër ndërsa në të do të shtypet dhe numri juaj i pasaportës çka don të thotë që kjo biletë nuk mund të transferohet te dikush tjetër, përveç nëse nuk jeni klonuar. Bashkë me biletën do ta merrni edhe një copë letre në të cilën ndodhen rubrikat të cilat do të duhej ti plotësonit gjatë udhëtimit, kështuqë ju këshillojmë që të mos harroni të merrni me vete një laps. Është e paraparë që në letër të shkruhen datat e udhëtimeve, stacionin e nisjes dhe të arritjes, numrin e trenit më të cilin udhëtoni dhe ndonjë informatë tjetër. Kryesisht kondukterët nuk do t’ua kërkojnë këtë letër, mirëpo mund të ndodhë që të hasni në ndonjë zyrtar të zellshëm i cili mund t’ju krijojë telashe.

4. Në mënyrë që udhëtimi megjithatë të mbetet në një nivel studentesk dhe të klasës së mesme, InterRaili ua mundëson që me rezervim dhe pa asnjë kompensim të shfrytëzoni klasën e dytë nëpër trena. Pra nuk ka shampanjë, lule në tavolinë etj, përveç nëse nuk keni ndarë mjete për këtë qëllim.

Njerëzit e mirë kanë vendosur që t’i ndihmojnë studentët edhe në forma tjera, kështuqë bashkë me InterRail do t’ju ofrojnë edhe disa zbritje për udhëtime me autobusë dhe anije të caktuara, ndërsa nuk përjashtohet që do të kurseni edhe ndonjë euro gjatë vizitave në institucione të ndryshme kulturore.

Nëse dëshironi ta gjeni ndonjë prej tyre vizitoni www.interrailnet.com/2_extra_pass_benefits.html

Nëse ka edhe ndonjë gjë të cilën gjithmonë keni pasur dëshirë ta dini në lidhje me InterRailin ndërsa nuk keni patur guxim të pyesni, vizitoni faqen www.interrailnet.com