Vizitoni BE

Që ta njihni më mirë

Srpski

Si të gjeni një hostel?

Ekzistojnë disa mënyra për t’ia siguruar vetes një natë në hostel.

Nëse keni arritur në ndonjë qytet pa e planifikuar, keni në dispozicion vetëm broshurat e organizatave turistike të cilat zakonisht gjenden nëpër stacione të trenit. Punëtorët e këndshëm turistikë do t’iu ofrojnë hartën e qytetit dhe informata për atë se cilat hostele kanë vende të lira dhe si të arrini deri te ato, pra në cilin autobus ose ne cilën linjë të metrosë të hyni. Në këtë mënyrë mund të gjeni ndonjë hostel i cili ka çmime shumë të lira dhe nuk është i regjistruar në rrjet. Tani mbetet te ju që të bëni përpjekje dhe të përdorni metodën e quajtur “kërko, kërko dhe do të gjesh”. Krahas kësaj, ekzistojnë shumë doracakë për turistë të cilët mund të gjenden në libraritë tona, ndërkohë që janë shumë të vlefshëm.

Nuk është keq që të mendoni për të gjetur një hostel në ndonjë vend më të vogël i cili nuk është shumë larg kryeqytetit por çmimi i akomodimit është shumë më i ulët. Për shembull, nësë dëshironi të shihni Amsterdamin, mund të vendoseni në Roterdam ose Helmond të cilët janë të lidhur shumë mirë në sistemin hekurudhor më kryeqytetin holandez.

Varianti i dytë që këtë çështje ta zgjidhni qysh nga dhoma juaj duke iu falënderuar internetit është rezervimi, dhe kjo nëse tashmë e dini se cilat qytete do t’i vizitoni dhe sa kohë do të kaloni në ato vende. Për ta bërë këtë është e domosdoshme që të keni kartelë krediti me të cilën bëhen rezervimet nëpërmjet internetit. Nuk është e domosdoshme që të figurojë emri juaj, por mjafton këtë ta bëni duke ia huazuar kartelën për një kohë të shkurtër prindit, ndonjë miku apo të njohuri.

Mund të gjeni një numër të madh të hosteleve në BE nëpërmjet sajtit www.hostelworld.com. Mjafton që të shkruani emrin e shtetit, datën e arritjes, numrin e personave dhe numrin e ditëve që dëshironi ti kaloni në këtë hostel dhe hulumtimi brenda pak sekondave do t’iu nxjerr listën e hoteleve të cilat në atë kohë kanë dhoma në dispozicion. Shumë hostele kërkojnë që të lajmëroheni deri në mesditë në mënyrë që të mos ua anulojnë rezervimin.

Ekzistojnë edhe ueb sajte të tjera ku mund të hulumtoni për ofertën e hosteleve europiane: www.europeanhostels.com ose www.hostelscentral.com, poashtu edhe në forumin http://thorntree.lonelyplanet.com nëpërmjet të cilit mund të informoheni rreth përvojave të njerëzve tjerë.

Ndoshta po mendoni se sa është i sigurtë përdorimi i kartelës në Internet. Kësaj pyetje nuk mund t’i jepet një përgjigje e përgjithshme. Nëse bëhet fjalë për kompani të njohura të internetit, ose për sajta të mbrojtur (sajtin e mbrojtur mund ta identifikoni nga adresa e cila fillon me https:// dhe e cila në lexuesin tuaj të internetit ka në skajin e poshtëm të djathtë një dry të mbyllur) nuk do të duhej të kishte probleme. Mirëpo nëse pagesën me kartelë krediti e bëni nëpërmjet sajteve të internetit me përmbajtje të dyshimtë, probabiliteti për keqpërdorim është shumë i madh. Sajti hostel world është në sajtet e bankave të njohura, është i shenjuar si i sigurtë për përdorimin e kartelave elektronike.

Ndonjëherë mund të ndodhë që transaksioni nëpërmjet internetit të refuzohet përkundër faktit që keni mjete në llogari. Në këtë rast veni re te formati në të cilin kërkohet nga ju për ta dhënë afatin e përdorimit të kartelës. Formati mund të jetë në formën mm/vv ( mm muaji dhe vv viti), por poashtu edhe në formatin vv/mm. Nëse në sajt kërkohet informata për CVV2 ose CVC2 duhet të futen tre numrat e fundit të cilët gjenden me shiritin nënshkrues në pjesën e pasme të kartelës. Mos e shkruani PIN-in tuaj edhe në rast se kjo kërkohet pasi që sigurisht fjala është për ndonjë keqpërdorim të mundshëm të kartelës.