Vizitoni BE

Që ta njihni më mirë

Srpski

Trenat

TrainUdhëtimi romantik, aventurist dhe ngacmues me tren është ajo që ju pret gjatë muajit të ardhshëm. Shtrydhja nëpër kupetë dhe korridoret e trenave bashkë me fillimin e konverzacioneve që nuk janë të obligueshme me bashkudhëtarët nga e tërë bota do të jetë një përvojë të cilën do ta mbani në mend gjatë. Derisa jeni duke bredhur nëpër hekurudhat e Europës do të shihni kryeqytete moderne por edhe vende në të cilat koha është ndalur. Kënaquni me çdo moment, thithni vendet të cilat iu kalojnë para syve dhe lëshohuni në atmosferën e lirisë e cila iu rrethon gjithandej. Ju këshillojmë se si të shfrytëzoni kohën dhe paratë tuaja sa më mirë. Ndërsa për romantikës kujdesuni vetë.

Për trenat dhe rezervimet

Për t’ua shpjeguar se çka mund të pritni nga trenat e BE, do të fillojmë me një kategorizim të thjeshtuar. Ekzistojnë trenat në të cilët nuk paguhet për rezervimin dhe ku detyra juaj e vetme është që të zini një vend në klasën e dytë dhe t’ia tregoni konduktorit biletën InterRail. Fjala është për trenat të cilët nuk është e thënë ti ngjasojnë shumë trenave tonë, por janë shumë më të shpejtë.

Përveç kësaj, në një numër të madh trenash ekziston rregulli për rezervim të obliguar sepse ata janë të një lloji më luksoz, ose fjala është për trenat e natës në të cilët është gjithmonë tollovi dhe për këtë ju duhet patjetër rezervimi në mënyrë që të zini një vend. Rezervimin e merrni nëpër sportelet e stacioneve të trenit.

Ulëset në ta janë të llojit të “aeroplanëve” ose janë të ndara në kupe nga 6 ulëse, të cilat mund të shtrihen përveç nëse nuk jeni i pafat dhe ulësja juaj është e bllokuar, ndërkohë që i keni 10 orë udhëtim përpara. Mos u befasoni nëse në tren për Portugali shihni një kupe për tetë persona ku ulëset janë të një materiali sintetik që i përshtatet lëkurës në 40 gradë celsius.

Ju propozojmë që të kohë pas kohe të udhëtoni me trena të natës nëse dëshironi që të kurseni para nga akomodimi. Rehatohuni, flini një gjumë pa brenga dhe zgjohuni në një destinacion të ri dhe sfidues pas 20 orë udhëtimi. Shpesh në vend të kupeve ka vagonë, ku edhe qindra njerëz të tjerë flenë pranë jush në ulëset e tyre të cilat mund të shtrihen me ndihmën e sustave. Për ata që janë më të ndjeshëm ndaj të ftohtit propozojmë që të marrin më shumë rroba ose një thes në të cilin do to hyni, pasi që kondicioneri i ajrit do të jetë i lëshuar deri në maksimum. Skandinavëve kjo nuk u ka penguar, por meqenëse ju jeni nga Ballkani dhe më pak e duroni të ftohtin...

Bileta

Ashtu siç e përmendëm më herët, rezervimi është i domosdoshëm për këta trena të natës dhe kjo nuk do të thotë që ju do të keni një trajtim të posaçëm por vetëm do t’ia siguroni vetes një vend. Ka përvoja të ndryshme se sa kushton kjo, por ja disa të dhëna.

Rezervimet e natës – çmimi për klasën e dytë me InterRail

Lioji i trenit Çmimi i rezervimit në Euro
Standard Nighttrain (shenjat D ose E)
CityNightLine (CNL) 4
EuroNight (EN) ose NachtZug (NZ)4
Trenat hotelier ndërmjet Spanjës (Madrid ose Barcelonë) dhe Francës (Paris) 35
Trenat hotelier Barcelonë-Cyrih dhe Barcelonë-Milano 35
Trenat hotelier Madrid-Lisbonë 8
InterCityNight Italian (ICN) 4
Europa Lindore (në Poloni, Çeki, Sllovaki, Hungari) 2
Trenat e natës në Skandinavi (në Danimarkë, Norvegji dhe Suedi) 4

Rezervimet ditore – çmimet për klasën e dytë me InterRail

Shteti Treni Çmimi i rezervimit në Euro
Austri-ICE (InterCityExpress - për/nga Gjermania)
-EC (EuroCity) ose IC (InterCity)
Nuk paguhet
Nuk paguhet
Belgjikë-THALYS (ndërmjet Francës, Belgjikës, Holandës dhe Gjermanisë)
-TGV (për/nga Franca)
-ICE (për/nga Gjermania)
-EC (EuroCity) ose IC (InterCity)
22 - klasa I ;
10 - klasa II
10
Nuk paguhet
Nuk paguhet
Çeki-SuperCity7
Danimarkë-X2000
-EC (EuroCity) ose IC (InterCity)
4-11
Nuk paguhet
Finlandë-Pendolino
-EC (EuroCity) ose IC (InterCity)
1,20 - 12,40
1,20 - 4,40
Francë-TGV (vendor)
-TGV (ndërkombëtar)
-THALYS (ndërmjet Francës, Belgjikës, Holandës dhe Gjermanisë)
-Artesia (Paris ose Lion deri në Milano)
-Talgo
-EC (EuroCity) ose IC (InterCity)
4
10
22 - klasa I ;
10 - klasa II
4
4
Nuk paguhet
Greqi-IC
-ICE
aaaaaaaaaaaaaaa
Holandë-THALYS (ndërmjet Francës, Belgjikës, Holandës dhe Gjermanisë)
-ICE (për/nga Gjermania)
-EC (EuroCity) ose IC (InterCity)
22 - klasa I ;
10 - klasa II
Nuk paguhet
Nuk paguhet
Kroaci-ICN (Zagreb-Split)
-IC (Zagreb - Osijek/Rijekë/Çakovec)
5
1
Itali-Eurostar Italia
-CisAlpino (nga Gjermania/Zvicra deri në Itali)


-Pendolino
-Artesia (Milano deri në Paris ose Lion)
-EC (EuroCity) ose IC (InterCity)
18
Udhëtimi ndërkombëtar:18;
Udhëtimi lokal: 3
18
4
Nuk paguhet
Luksemburg - Nuk ka rezervim
Hungari-IC
-IP
2
0,50
Gjermani-ICE (InterCity Express)
-ICE-Sprinter
-THALYS (ndërmjet Francës, Belgjikës, Holandës dhe Gjermanisë)
-CisAlpino (për Zvicër dhe Itali)
Nuk paguhet
Po
22 - klasa I ;
10 - klasa II
18
Norvegji-Signatur
-Express Trains
4
4
Poloni-TLK
-EC/IC
0,80
4,50 - 6
Portugali-IC
-Alfa Pendular
4
10
Rumani-IC3-10 
Sllovaki-IC
-EC
-SC SuperCity
3
3
7
Slloveni-ICS

-Treni ndërkombëtar Slloveni-Itali
7 - klasa I ;
4,5 - klasa II
5 - 8
Spanjë-AVE
-Talgo 200
-Talgo (Madrid-Kordoba-Sevilla-Kadiz)
-Talgo (të gjitha destinacionet tjera)
-Euromed
10
10
14
4
10
Suedi-X2000
-IC Stokholm - Oslo - Stokholm
7
3

Map

Siç po e shihni, trena ka mjaft dhe çdo gjë varet nga kategorizimi nacional i trenit të caktuar dhe sa është distanca e destinacionit. Për këtë është gjithmonë e rëndësishme që në sportel të informatave ose atë për shitjen e biletave të pyesni se a është i obligueshëm rezervimi për tren, dhe nëse është duhet ta bleni. Në Norvegji pasi që ta bleni rezervimin bashkë me të do t’ju qerasin edhe me një jastëk të vogël, batanije, maskë për sy dhe tapa për mbyllje të veshëve në mënyrë që ta kaloni rrugën sa më mirë duke fjetur i pa penguar. Standardi skandinav.

Nëse ndaleni disa herë gjatë rrugëtimit nga pika A në pikën B, normalisht që nuk do të kërceni nga treni në secilin sportel për ta marrë rezervimin, por në stacionin fillestar ai do t’ju vlejë për të gjithë trenat të cilët do ti ndërroni deri në fund të destinacionit.

Ju këshillojmë që pasi të keni arritur në ndonjë qytet sharmin e të cilit ende nuk e keni zbuluar dhe duhet të zbrisni nga treni që ti zgjatni këmbët pas disa orë udhëtimi, menjëherë afrohuni të sporteli për të pyetur se si qëndron situata me itinerarin e trenave për në vendin e ardhshëm të cilin dëshironi ta vizitoni. Nëse e keni planifikuar detajisht se sa ditë do të qëndroni në qytetin të cilin sapo keni arritur, mundeni që menjëherë ta merrni rezervimin për udhëtimin e ardhshëm. Ndonjëherë në pikun e sezonës ndodh që nëse vini një ditë më herët për të bërë një rezervim ndodh që nuk do të ketë vend. Kjo nuk do të thotë që duhet të dëshpëroheni dhe menjëherë të lajmëroni adresën tuaj të re në atdheun tuaj të ri sepse ende ka shumë mënyra që të largoheni nga atje.

Situata e dytë: tashmë keni bërë rezervimin, duhet të niseni për 2 ditë dhe jeni duke shëtitur nëpër qytet, kur shih ti çudinë, tamam në ditën e fundit ju njoftoheni me një Spanjoll/e të ëmbël, i/e cili/a udhëton vetëm dhe përveç kësaj tregon se në vendin e tij nuk ka të dashur, dhe për këtë e mendoni se do të ishte mëkat nëse rrugët tuaj do të ndaheshin menjëherë.

Poenta qëndron në këtë se gjithçka që ju pret në rrugëtimin tuaj është çështje e planeve dhe koincidencave të papritura të cilat jo domosdoshmërish do të jenë negative. Keni dy opsione: që të relaksoheni, të zgjidhni problemet dalëngadalë, ta leni ndonjë ditë rezervë nëse dikush do t’ju magjeps tërësisht dhe të mos nervozoheni nëse diçka nuk është tamam ashtu si e keni planifikuar, ose që të planifikoni udhëtimin deri në detaje dhe me këtë të kurseni kohë dhe para mirëpo të humbni një dozë të spontanitetit.

Intinerari

Itinerari i cili do ti kënaqë edhe më perfeksionistët në mesin tuaj është në sajtin www.sbb.ç/en. Mjafton që të shkruani stacionin e parë dhe të fundit, datën e udhëtimit dhe kohën e nisjes së trenit (pjesa e fundit është e hapur, thjesht që hulumtuesi të dijë a të përjashtojë trenat e ditës apo të natës). Për disa sekonda, do t’ju paraqitet një pasqyrë e të gjitha nisjeve, llojeve të trenave dhe krejt çka ju ofron ai tren si dhe a mund të bëni rezervim. Teknika është e mrekullueshme.

Ekzistojnë edhe disa sajta të ngjashëm: www.raileurope.com ose www.bahn.de, ndërsa poashtu keni në dispozicion edhe itinerarin në sajtet e të gjitha hekurudhave nacionale por mendojnë se vendi më i mirë për tu informuar është sbb.

Kombinimi i autobusëve dhe trenave

Bus

Nëse medoemos dëshironi që të arrini deri në ndonjë vend, ndërsa trenat janë të stërmbushur, mund të kombinoni ndonjë tren lokal me ndonjë autobus poashtu lokal. Kjo shpesh i bie edhe më lirë se sa të paguani një rezervim për tren të natës. Autobusët lokalë ndonjëherë bëjnë zbritje çmimi për biletën InterRail (www2.interrailnet.com/2_extra_pass_benefits.html) ose kartelat studentore Euro 26 (www.euro26.org) dhe ISIC (www.isic.org).

Nëse nuk mund të gjeni nëpërmjet internetit atë që ju intereson, duhet të pyesni në vend të ngjarjes.

Lënia e bagazhit në stacion

Në rast se ndaleni në një qytet për disa orë në cilësinë e kalimtarit, varianti më i mirë është që bagazhin tuaj ta leni në stacion nëpër sefat që janë të dedikuar për këtë qëllim. Në stacionet më pak moderne, këtë funksion do ta kryejë një plak i mirë i cili rri në një zyrë të vogël i cili do t’ua ruajë bagazhin në shkëmbim të pak parave dhe do t’ua lëshojë një copë letër për tu identifikuar më vonë.

Shih ti çudinë, ekzistojnë disa stacione në të cilat nuk ekziston as ky opsion, kështuqë do t’ju duhet që të ruani bagazhin me ndërrime, përveç nëse nuk iu kujtohet ndonjë mënyrë më efikase: dy shëtisin, një rri ulur pranë bagazhit dhe anasjelltas. Çmimet e sefave ndryshojnë nga vendi në vend, por varen edhe nga madhësia e sefit. Disa prej tyre kushtojnë 1,5 - 5 € për tërë ditën. Sa i përket procedurës, përcillni udhëzimet e automatit dhe si çdo bartës i denjë i mentalitetit tonë shikojeni me dyshim makinën të gatshëm që t’ia shani prodhuesin nëse nuk ua kthen çantën para nisjes së trenit. Ndonjëherë edhe hotelet lejojnë që ti leni gjërat në hapësirën e tyre për bagazh madje edhe nëse nuk jeni mysafir i tyre.