Konkursi
Nisma e të rinjve për të drejtat e njeriut vazhdon rrugën drejt Evropës. Pas përvojës dhe suksesit të vitit të kaluar, YIHR-ja sërish organizon projektin ”Udhëtim në Evropë” i cili në vitin 2007 u dha mundësinë 20 studentëve nga Universitetet e Kosovës të udhëtojnë nëpër shtetet dhe kryeqytetet e ndryshme evropiane.
Sivjet YIHR do t’ia ofrojë mundësinë e njejtë 30 studentëve më të mirë të Universiteteve kosovare. Fituesit e konkursit fitojnë viza Shengen (30 ditore), bileta treni Inter-rail, kartela studentore EURO 26 ose ISIC për verën e vitit 2008, për udhëtimin nëpër Evropë dhe destinacioneve sipas zgjedhjes së tyre.
Kushtet elementare për përzgjedhje janë:
* Kandidatët/et duhet të jenë studentë/e të vitit të fundit të studimeve dhe absolventë/e të moshës deri në 26 vjeç (kandidati/ja duhet të dorëzojë një vërtetim për vitin e fundit të studimeve)
* Nota mesatare duhet të jetë më së paku 8,5 (kandidati/ja duhet të dorëzojë kopjen e indeksit ku tregohen provimet e kaluara dhe dokumentin ku tregohet nota mesatare – certifikata e notave)
* Njohja e gjuhëve të huaja – anglisht, gjermanisht, frëngjisht, spanjisht ose italisht.
Prioritet do të kenë ata kandidatë/e të cilët/at deri më tash nuk kanë pasur rastin të udhëtojnë jashtë vendit.
Kandidatët/et e interesuar/a duhet të dërgojnë aplikacionet e tyre bashkë me dokumentet e kërkuara deri më 13 Qershor 2008 përmes postës ose personalisht në adresën:
Për konkursin “Udhëtim në Evropë”
Nisma e të rinjve për të drejtat e njeriut
Rr. Hajdar Dushi Nr.12 , 10000 Prishtinë
Vetëm aplikacionet e kompletuara të cilat arrijnë në adresën e caktuar do të merren parasysh. Aplikacionet e dërguara pas mbylljes së konkursit ose të cilat përmbajnë të dhëna të pasakta nuk do të merren në shqyrtim.
Informatat mund t’i merrni në telefonin 038/248-509, ose duke shkruar në e-mail adresën: e-mail: travellingtoeurope@gmail.com