Austria
Është një vend që dikur ka qenë monarki Habsburgase dhe do t’iu befasojë me monumentet e saj të cilat i ka ruajtur me vite të tëra. Artistët e mëdhenj të shekullit 18 dhe 19, duke i shërbyer monarkëve të vjetër kanë sjellë vepra të ndryshme artistike si muzika, piktura dhe vepra të tjera. Austria është vendi i Johan Shtrausit, Betovenit, Bramsit, Mocartit, Shubertit, të cilët kanë lënë vepra që ende kanë ndikim të madh në botë. Vjena, ndërkaq në fillim të shekullit 20 ka qenë vend i pikturave, fotove dhe i dizajnit.
Ushqimi dhe pijet
Mos e lëshoni shansin pa provuar akulloret mocart, saher tortën dhe virshlet (shniclet) vjeneze.
- Vjena
- Salzburgu
- Graci
Informatat turistike
Vjena
Është një nga vendet e preferuara të shumë turistëve për arkitekturën që ka dhe shumë njerëz mundohen qw të vizitojnë sa më shumë muze dhe vende që është e mundur. Në hapësirën e madhe kulturore të Vjenës secili mund të gjej diçka për shijen e tij. Nuk mund të anashkaloni katedralen e bukur groteske të Stephansdomit të shekullit 13 në “rrethin e dyshes” në Vjenë apo të mos shkoni në Hofburg, te pallatet mbretërore nga ta cilat Habzburgët kanë zgjeruar ndikimin e tyre politik. Gjithashtu, nuk mund të kaloni nga Vjena e të mos shkoni në Shebrun, rezidencat verore me 1440 dhoma në të cilat ata kanë pushuar. Ndërsa, ndërtimi i ndërtesës së parlamentit me shtylla greke nga antika dhe ndërtesa e operës gjithashtu janë vende të bukura për t’u vizituar. Belvederja, muzeu i Vjenës është një nga pikat që nuk do të duhej lënë pa vizituar, aty janë të ruajtura koleksione fotosh të artistëve të mëdhenj, figura të ndryshme dhe nëse dikujt i intereson aty është edhe një muze për Zigmund Frojdin, psikoanalsitin e famshëm. Kurse, në muzeun Alberta ndodhen disa pjesë nga Mikelangjelo.
Restoranet dhe kafeteritë
Mensa e universitetit teknik, Resselgasse 7
Schnitzelwirt Schmidt, Neubaugasse 52 – virshllet vjeneze
Tunnel, Florianigasse 39 – vend studentor
Tregjet
Në stacionet hekurudhore westbahnhof i Franz Josef Bahnhof
Hostelet
Salcburgu
Qytet në mes të kodrave, Salzburgu, është një nga qytetet me ndërtime të shumta të kohës së barokut nga shekulli 17. Thonë se Mocarti nuk e ka dashur për së tepërmi qytetin e tij në të cilin është lindur 251 vite më parë, por Salzburgu ka vendosur që gjithsesi t’ia përkushtojë postën qytetarit të saj më të famshëm. Shikojeni shtëpinë e lindjes apo aty ku ka jetuar deri në moshën 24 vjeçare dhe mund të shkoni deri të muzeu i cili i kushtohet këtij kompozitori. Hyrja në muze është falas, ndërsa gjatë korrikut dhe gushtit mbahet edhe festivali i Salzburgut i muzikës klasike.
Një nga atraksionet e këtij qyteti është pallati Mirabell i shekullit të 17, ku bahçet e rregulluara bukur përplot lule joshin turistët, por mos e leni pa u ngjitur dhe në kodër.
Nëse dëshironi të shihni qytetin nga lumi Salzah, atje organizohen shëtitje me varka të cilat zgjasin rreth një orë.
Njësoj sikurse edhe në Grac, bileta ditore për transportin ditor të qytetit kushton 3.20 € kurse për një udhëtim 1.70 €.
Restorantet dhe kafeteritë
Picnic, Judengasse 15 – sendviqa dhe pica
Ëilder Mann, Getreidegasse 20 – ushqim tradicional
Menza e studentwve Toskana, Sigmund Haffner Gasse 11
Tregjet
Eurospar supermarket, afër stacionit hekurudhor
Hostelet
Graci
Qyteti është një përzierje kulturash. Aty do të gjeni italianët, sllovenët, hungarezët dhe kulturën austriake. Duke pasur parasysh që hyrja në shumë ngjarje të kulturave të ndryshme është pa pagesë, në Grac mund të kurseni ndonjë euro.
Kunst haus (www.kunsthausgraz.at), është vendi ku mblidhen artistët e ndryshëm, por pamjen më të mirë në këtë vend mund ta keni nga kodra e Schlossberg.
Në qytet mund të shfrytëzoni autobusët dhe trenin, ndërsa biletat kushtojnë 1.60 € për një udhëtim ose 3.20 € për tërë ditën.
Nga stacioni i Vjenës Sudbanhof çdo dy orë kalon treni për në Grac, kurse në mes të Gracit dhe Salcburgut trenat janë shumë të shpeshtë.
Restorantet dhe kafeteritë
Mensa Markt, Schubertstrasse 2 – çmime studentore
Altsteiriche Schmankerlstub, Sackstrasse 10 – ushqime tradicionale