Belgjika
Shkolla e vjetër e çokollatës në Belgjikë është një nga më të njohura dhe gjithashtu një nga simbolet e këtij shteti, pra nëse jeni adhurues i ëmbëlsirave, assesi nuk bën ta anashkaloni. Nga ana tjetër, ndoshta nuk e keni ditur që në galeritë belge mund të gjeni piktura flamane, barokun, postrealizmin, e në rrugë shumë ndërtesa në stilin e Art Nouve. Nëse iu intereson se si duket bota në miniaturë, vizitojeni Brukselin në të cilin jetojnë mbi 100 nacionalitete të ndryshme.
Ushqimi dhe pijet
Belgët janë adhurues të mishit dhe ushqimeve të detit krahas të cilave kanë pomfrit ose çips apo patate të fërguara të prera më trash. Ushqim nacional është mosseleni, peshq të zier në verë të bardhë.
E meqë ky vend është shtëpia e çokollatave më të shijshme, atëherë qerasuni me praline të cilat aty edhe janë shpikur.
Por, edhe meqë kanë qindra lloje të birrave, përzgjedhja do të jetë shumë e vështirë.
- Brukseli
- Bryzhi
- Antverpeni
Informatat turistike
Brukseli
Qendra e qytetit është e ndarë në qytetin e epërm në të cilin mund të gjeni disa muze (Muzeu i arteve të bukura) dhe galeri, dhe qyteti i poshtëm. Aty mund të vizitoni Grand Place tregun qendror që ka qenë dikur një pazar i njohur. Aty kanë qenë të vendosur zanatlinjtë e vjetër që kanë prodhuar punime dore artistike. Afër tregut ndodhet edhe fontana Maneken pis, ndërsa një simbol tjetër i njohur është Atomijum, i konstruktuar për panairin botëror të vitit 1958.
Prapë, nëse e doni çokollatën vizitojeni Neuhaus, një shitore e hapur qysh nga viti 1857. Nëse jeni adhurues të historisë, afër stacionit të trenit Gare du Midi mund të bleni një kartelë 5 euro për të parë 18 kolometra histori të kapitulimit të Napoleonit.
Restorantet dhe kafeteritë
L’Ultime Atome, Rue St Boniface 14 – ushqim deti
Frites/Pita, metro Gare Centrale – cipsa dhe pite
Da Kao, Rue Antoine Dansaert 38 – restorannt i lirë vijetnamez
Tregjet
GB Express, Rue au Beurre 25
Hostelet
Brizh
Ky qytet me mbi 100.000 banor është më i famshmi në mesin e turistëve për arkitekturën mesjetare. Gati sikurse në secilin qytet belg, edhe këtu në qendër do ta gjeni TGV (tren i shpejt).
Lieve Crkvu Onze Vrouëkerk ka ndërtuar statujën e Miekelangjelos “Madona dhe fëmija”, dhe derisa jeni në Bryzh, do të ishte dëm të mos shikoni pjesë të këtij artisti italian të kohës së renesancës.
Sa është çokollata prodhim belg, këtë e dëshmon edhe muzeu që i kushtohet kësaj ëmbëlsie, Choco-story.
Interesante janë edhe shëtitjet që i organizon organizata lokale turistike, kështu që qytetin mund ta përshkoni me kuaj apo me anije.
Restorantet dhe kafeteritë
Lokkedize, Korte Vuldersstraat 33
Het Dagelijks Brood, Philipstockstraat 21 – sallata dhe sanduic
Marketi
Proxy/Delhaize, Geldmuntstraat
Hostelet
Antverpeni
Qyteti i avangardës moderne. I dyti për nga madhësia në Belgjikë dhe ka qenë shtëpia e Piter Pol Rubensit, piktorit të kohës së barokut, dhe mund të vizitoni shtëpinë e tij (Rubenshuis), por mos e lëshoni pa vizituar edhe katedralen më të madhe goteske në të cilën ndodhen edhe disa vepra të Rubensit.
Zemra e Antverpenit është Grote Markt, edhe një treg i dikurshëm, ndërsa në afërsi ndodhet shëtitorja e vendosur buzë lumit Scheldt me shumë kafeteri dhe vende për të dalë.
Nëse doni të shihni si duket avangarda e Antverpenit vizitojeni MoMu apo Modemuseum (www.momu.be ).
Restorantet dhe kafeteritë
Berlin, Kleine Markt 1-3 - bukëpjekës
Soep and Soup, Kammenstraat 89 – corba dhe supa të mira
Lombardia, Lombaardvest 78- ushqim i shëndetshëm
Tregjet
Super GB, Groenplaats
Hostelet
