Danimarka
Hans Kristian Andersen e ka bekuar këtë tokë të vogël e cila krenohet me traditë vikingësh. Plazhe të gjata në detin Baltik dhe Sirena e vogël që pret anijet, janë simbole të Danimarkës.
Ushqimi dhe pijet
Edhe pse Danimarka është vend me ndikim të kuzhinës franceze, peshku dhe prodhimet e qumështit gjithmonë do të gjenden në tavolinë. Haringa daneze me sose të shijshme me ajkë të freskët dhe bimë të ndryshme është një prej specialiteteve. Sandviçi i hapur danez hahet me pirunë dhe thikë.
- Kopenhaga
- Qytet tjera
Informatat turistike
Kopenhaga
Është i njohur më mënyrën e jetës së natës. Kopenhaga është një nga qytet më të gjalla skandinave me shumë kafeteri, bare dhe restorante të cilët punojnë deri vonë në mbrëmje dhe në të cilat ditëve të punës hyrja është pa pagesë. Në këtë qytet, krahas kohës së mirë ka edhe çfarë të shihet. Muzeu nacional i cili ka eksponate të kohës së vikingëve apo thesari i Rosenborg Slot, që ka kruna, perla etj.
Vizitoni edhe parkun Tivoli, apo Statens Museum for Kunst në të cilin gjenden koleksione të ndryshme pikturash të Matisos, Pikasos, Munkut, Rubensit dhe Rembrantit.
Kopenhaga ka shumë kanale dhe mund të incizoni nga uji përmes anijeve. Por, nëse jeni të përcaktuar për një udhëtim më të “terur”, të gjitha llojet e transportit përfshihen me një biletë.
Restorantet dhe kafeteritë
Kringlen, stacioni kryesor hekurudhor – furrë dhe ushqim i shpejt
Pasta Basta, Valkendorfsgade 22 – sallata dhe pasta
Studenterhusets, Kobmagergade 52 – vend studentor –sanduic
Tregjet
Supermarket, stacioni kryesor hekurudhor
Hostelet
Qytetet tjera
Qyteza Roskild që sot ka rreth 50.000 banorw dhe dikur ka qenë një qendër e Danimarkës. Aty ndodhën Muzeu i anijeve, rreth 5 të tilla tw rikonstruktuara që janë nxjerrë nga fundi i detit, ndërsa një histori tjetër është edhe Kisha në të cilën prehen mbretërit dhe mbretëreshat daneze.
Ndërsa, një tjetër qytet është Aalborg, që është interesant për nga natyra e ndërtimeve dhe për jetë urbane. Aalborg është qyteti qendror i jugut dhe danezët e quajnë qytet të dritës, i cili gjithashtu ka plazhe të gjata. Në të njëjtin rajon është i vendosur Aarhusi, qyteti i dytë për nga madhësia, e i pari i natyrës së tillë në botë. Shëtisni për rreth 75 ndërtesave të vjetra dhe shikoni si kanë qenë shtëpitë dhe bahçet në shekullin e 17. Një atraksion tjetër është muzeu i femrave i cili hulumton jetën e gjinisë së bukur për shekuj të tërë në Danimarkë.