Finlanda
Ndonëse Finlandën mund ta vizitoni gjatë verës, mos harroni se ky vend është zyrtarisht rezidenca e babadimrit. E njohur si vendi i një mijë liqeve, ajo merr frymë në bukuritë natyrore të 32 parqeve nacionale. Epi nacional Kalevala flet për guximin e këtij populli.
Huazoni një biçikletë dhe shëtitni me kilometra nëpër shtigje të rregulluara bukur, po ashtu udhëtim i bukur mund të bëhet edhe përmes trajekteve.
Ushqimi dhe pijet
Në Finlandë shumë restorante ofrojnë ushqime të lira rreth 5 deri në 10 euro (natyrisht peshk ose mish), desert, kafe dhe lëng. Hahet mjaft peshk, patate, bukë e zezë, ndërsa më të dëshiruarat janë tregjet nën çati të cilat janë pothuajse në secilin qytet dhe ku mund të hani sandviç të lirë. Piceritë më çmime të përshtatshme janë të vendosura çdo kund.
Helsinki
Informatat turistike
Helsinki
Ndoshta Kopenhaga ka jetën më të çmendur të natës, por thonë se Helsinki ofron shumë, me një atmosferë më intime.
Helsinki është qytet që shumë lehtë kalohet edhe në këmbë, por aq më mirë nëse huazoni një biçikletë duke dhënë 2 €, e kur ta ktheni do të merrni edhe paratë!
Dashamirësit e arteve nuk do të kalojnë keq: muzeu-galeria Kiasma (www.kiasma.fi ) ka një koleksion të pasur të artit postmoderne, kurse në galerinë nacionale Ateneum (www.fng.fi/ateneum ) do të gjeni vepra nga autorët finlandez.
Restorantet dhe kafeteritë
Zetor, Mannerheimintie 3-5 – ushqime tradicionale
Wrong Noodle Bar, Annankatu 21 – sallata dhe ushqime tjera
Cafe Lasipalasti, Lasipalatsi Multimedia Centar, Mannerheimintie 22-24 – ushqim finlandez
Tregjet
Aleppo, karshi stacionit të trenit – vetëshërbim
Hostelet