Franca
Vendi për të cilin kur mendojmë themi “revolucion”, tani njihet si sinonim për stil, verë dhe djathë. Bodler, Igo, Ruso, Sartr, Pjaf, Mone, Renoar, Sezan...nuk mund tw përmenden të gjithë emrat e francezëve që kanë lënë gjurmë në historinë e pikturës, letërsisë, filozofisë e në muzikë dhe shumëçka tjetër. Kontrollojeni nëse në Francë hahet më së miri dhe nëse vërtetë francezet kanë më së shumti stil.
Ushqimi dhe pijet
Pasi që lloje të ndryshme të kuzhinave kanë ateruar në Francë, është shumë vështirë të njihet se çka është ushqimi burimor francez. Por, ato mund ti gjeni që nga supermarketet e deri te restorantet e ndryshme, me fletëza të freskëta.. Ndërsa, vera me çmime më të lira, por me kualitet më të ulët. Provoni, derisa jeni aty kuzhinën meksikane dhe atë vietnameze.
- Parisi
- Strazburgu,Bordoja
- Lioni
- Marsej
- Nici
- Kan
- Monako
Informatat turistike
Paris
Madhështor, sharmant, çudibërës Parisi do t’jua shuaj të gjitha historitë e dëgjuara kur të jeni aty. Shpirti i metropolit dhe lirshmërisë në kafeteritë e vogla, vende kulturore dhe galeri që ruajnë thesarin artistik, janë arsyet pse njerëzit magjepsen pas qytetit tw dritave.
Nëse keni mundësi, ndani disa ditë për ketë qytet të bukur sepse vërtet ka aq shumë për të parë. Katedralja goteske Notr Dam është e njohur nga rrëfimi i Igos për gërbacin dhe Kasandrën e bukur, ndërsa për kullën e Ajfelit duhet të bisedohet veçanërisht sikurse edhe për portën e triumfit e cila lidhet me fitoret e Napoleonit.
Nëse dëshironi të shihni pse është aq magjepsëse buzëqeshja e Mona Lizës, drejtimi është muzeu i Luvrit (www.louvre.fr). Të dielën e parë të muajit hyrja është falas. Kurse, nëse jeni dashamirës të arteve moderne, drejtohuni te Qendra Nacionale për art dhe kulturë Zhorzh Pompidu. Mbi 3000 pjesë të Pikasos ndodhen në muze, ndërsa në d’Orsay do të gjeni vepra postimpresioniste. Kurse, po që se ju intereson si duket jeta bohemike, ngjituni në kodrën Monmartr ku kanë jetuar shumë artistë të njohur.
Si duket jeta glamuroze e mbretërve francez, do ta kuptoni nëse shkoni në një nga pallatet më të mëdha Versaja, Mbreti i Diellit etj. Luigji i XIV nuk ka dashur arin kur ka ndërtuar këto objekte të bukura. Versaja është pjesë e Parisit rreth 20 kilometra nw periferi dhe deri aty mund të arrini duke shfrytëzuar transportin e qytetit RER, që i ngjan metrove (bileta kushton 3 €) apo me tren nga stacioni i Parisit St-Lazare.
Restorantet dhe kafeteritë
Chez Marriane, metro St. Paul – sandviçë
Perraudin, 157 rue St.Jacques, 5e – specialitete franceze
La Perla, 26 rue Francois Miron – ushqim meksikan
Tregjet
Monoprix, 21 av de l’Opera
Franprix, 135 rue St-Antoine
Champion, 34 rue Monge
Hostelet
Strazburgu, Bordoja
Në Strazburgun kozmopolitan, në qëndër të krahinës Alsas, ndodhen ulëset e Parlamentit Evropian, këshillit të Evropës dhe gjyqit për të drejtat e njeriut. Edhe në Strazburg ekziston katedralja Notr Dam, përzierje stilesh gotike dhe të renesancës.
Në Bordo, qytetin e verës që prodhohen nga shekulli i 7-të ju presin rrugë të bukura, muze, parqe të mrekullueshme dhe bahçe përball rrugëve Jardin Public dhe Jardin Botanique të cilat janë nga shekulli 17-të.
Qendra e Lionit është e vendosur afër një përocke kurse çastet më të bukura do t’i kaloni nëpër shtëpitë e Lionit të vjetër të stilit mesjetar ku gjendet katedralja romane St-Jean. Përderisa, në kuartin Presquille përjetoni shekullin 19-të.
Marseja dhe tregjet e saf, rrugët dhe restorantet ku mund të porosisni diçka nga ushqimet e detit, janë shumë të veçanta me multikulturën e tyre. Më shumë për historinë e Marsejës mund të mësoni në Musee d’Histoire de Marseille.