Vizitoni BE

Që ta njihni më mirë

Srpski

Gjermania

Është vendi evropian me më së shumti banorë dhe me historinë e saj ka çfarë t’u ofrojë turistëve. Aty ka gjithçka, lirë dhe shtrenjtë, vlerë dhe kiç...

Ushqimi dhe pijet

Krahas birrës gjermane është më së miri të provohet specialiteti kombëtar, sallami, patatet që servohen me të dhe në fund ëmbëlsira me vishnje dhe molla.

Mund të hani qebap turk në çdo kënd pasi që ka shumë emigrantë.

  • Berlini
  • Shtutgardi
  • Drezdeni
  • Mynihu
  • Hamburgu

Informatat turistike

www.germany-tourism.de

www.about-germany.org

Berlini

Për çdo shije dhe çdo xhep. Mund të filloni nga porta e Brandenburgut, simboli i Berlinit, afër është Rajhtagu – Parlamenti ku mund të ngjiteni me lift pa pagesë. Unter den Linden është një nga muzetë që duhet vizituar. Ngjituni edhe në TV toran Fernsehturm ku mund të shihni tërë Berlinin.

Hyrja në klube është nga 3-15 euro, por pyetni ku janë ndejat më të mira.

Restorantet dhe kafeteritë

Technisce Universitat Mensa, Hardenbergstrasse 34 – tregoni kartelën studentore

Gosch, Kurfurstendam 212 – sandviç me peshk

Grill and Schlemmerbuffet Zach, Torstrasse 125 - qebapa

Tregjet

Aldi

Lidl

Penny Markt

Hostelet

www.aohostels.com

www.circus-hostel.de

www.hostel.de

www.backpackers.de

www.globetrotterhostel.de

Shtutgardi

Qyteti i Mercedezit është i rrethuar me kodra të gjelbëruara. Në një kullë afër stacionit hekurudhor mund të shihni qytetin. Schillerplatz është pjesë e vjetër e qytetit, tregu me ndërtesat e shekullit 12. Nëse ju intereson si është zhvilluar industria vizitoni Mercedes-Benz Museum.

Restorantet

Mensa, Holzgartenstrasse 11

Iden, Eberhardstrasse 1 - sallata, supa

Alte Kanzlei, Schillerplatz 5a - pasta, sallata

Tregjet

Pazari arjthalle, Dorotheenstraase 4

Hostelet

www.djh.de

Drezdeni

Duke iu falënderuar mbretërisë, pasi në oborrin e saj ka pasur artist të ndryshëm italianë, Drezdeni është quajtur shpesh edhe “Firenca e veriut”. Ka shumë vende për të parë Theaterplatz është Semperoper, opera ku luhen pjesë nga Vagneri dhe Shtrausi.

Restorantet dhe kafeteritë

Raskolnikoff, Bohemiche Strasse34

Italieniches Dorfchen, Theaterplatz 3 – pica zgare

Mynihu

Një nga vendet më të bukura me një prej parqeve më të mëdha në Evropë Englischer Garten është vend i mrekullueshëm për t’u rrezitur (mos u befasoni nëse ndonjë nudist vrapon pranë jush). Ka shumë pallate dhe ndërtesa të vjetra sa që nuk mund të përmenden, ndërsa sa i përket muzeve Luledielli i Van Gogut ndodhet në Neue Pinakothek.

Restorantet dhe kafeteritë

Bergwolf, Fraunhoferstarsse 17 – sallame, virshlle dhe patate

Swabinger Kartoffelhaus, Hohenzollernplatz 4

Mensa (Schillerstrasse 47, Leopoldstarsse 13B, Lothstrassa 13D)

Tregjet

Viktualienmarkt afër Marienplatz

Hostelet

www.jaegershotel.de

www.easypalace.com

www.the4you.de

Hamburgu

I vendosur në veri të Gjermanisë, Hamburgu tash është një qytet medial dhe kulturor për ketë pjesë të vendit. Shumica e gjërave që ia vlejnë të shihen ndodhen në qendër të qytetit që e ndan lumi Aussenalster. Vizitojeni.

Edhe këtu kuriozitet i qytetit është “rruga e fanarëve të kuq” Reeperbahn e ngjashme me atë të Amsterdamit.

Restorantet dhe kafeteritë

Cafe Urlaub, Lange Reihe 63 – pasta dhe sallata

Cafe Gnosa, Lange Reihe 93 – specialitete dhe ëmbëlsira

Kantine im Schauspielhaus, Kirchenallee

Hostelet

www.djh.de

www.instantsleep.de

www.schanzenstern.de