Vizitoni BE

Që ta njihni më mirë

Srpski

Greqia

Vendndodhja e madhe arkeologjike që flet për civilizimin është vetëm një nga arsyet që Greqia tërheq turistët nga tërë bota. Për hulumtimin e oqeaneve dhe vendeve të tilla një jetë nuk është e mjaftueshme. Kaloni çastet e paharruara në erërat e Mediteranit...

Ushqimi dhe pijet

Tavernat tradicionale ofrojnë përzgjedhje të shumta. Krahas sallatës, musakut, pasta dhe supat do t’iu ofrojnë kënaqësi. Në rast se nxitoheni për të parë sa më shumë që mundeni, në këmbë mund të pini kafe dhe të hani sandviç sikurse shumë grek të rinj.

  • Athina
  • Krit
  • Peloponez
  • Kikladi
  • Halkidiki

Informatat turistike

www.gnto.gr

Athina

Vendi që ka marrë emrin nga fuqia e zotit, më shumë se qytetet tjera ndërlidhë historinë e saj antike me jetën moderne. Një nga vendet më të preferuara është Akropoli, i cili është i ndërtuar 156 në lartësi, prapa qytetit dhe shihet nga të gjitha pjesët e tij. Një nga atraksionet e Athinës është stadiumi në të cilin janë mbajtur garat e para moderne Olimpike i cili edhe e ka vazhduar traditën të matjes së forcave të atletëve. Agora antike është vendi që dikur ka bashkuar politikën dhe kulturën. Eksponatet fantastike mund të shikohen në muzeun nacional arkeologjik , kurse ato të kohës së bronzit në muzeun Goulandris.

Kurse kujdes nga kuarti Mitropoleos sepse mund të humbeni në labirintet e rrugicave të ngushta.

Restorantet dhe kafeteritë

Savas, Mitropoleos 86 – giros i shishëm

O Platanos, Diogenous 4 – ushije e kuzhinës vendore

Taverna Papandreou, Aristogeitonos 1

Tregjet

Bazaar Supermarket, Eolou 104

Marinopoulos, Kanari 9

Vasilopoulu, Stadiou 19

Hostelet

www.studenttravellersinn.com

Kreta, Peleponez

Pas një udhëtimi të gjatë nëpër Evropë, nëse dëshironi të pushoni, ndoshta disa vende greke janë një mundësi e mirë. Arkipelagu Kikladi ka disa plazhe të gjata, dhe bregdetin piktoresk me ndërtesa të bardha. Mikonos është një vend për njerëzit me xhepa të thellë kurse Santorini sigurisht ka peisazhet më spektakulare të cilat kurrë më në jetë s’do t’i shihni.

Në jugun e Ballkanit gjendet Peloponezi. Një nga qytet peloponeze që fsheh thesarin në Mikena, ku është gjetur maska e ruajtur prej ari e Agamemnonit. Në veri të vendin është Soluni, një qytet modern.