Vizitoni BE

Që ta njihni më mirë

Srpski

Holanda

Në shpirtin e vendit të parë kapitalist të botës, pak ka mbetur nga e kaluara. Holanda është sot një shembull i vendit liberal. Amsterdami është padyshim qendër e zhvillimeve të ndryshme, por edhe qytetet tjera kanë çfarë të ofrojnë, para së gjithash në kuptimin kulturor. Artistët e mëdhenj për krah Van Gogut, Vermerit, Rembrantit dhe Boshit, vërshojnë galeritë dhe muzetë turistike, ndërsa prodhimi më i mirë bashkëkohor i Holandës është vallëzimi modern.

Ushqimi dhe pijet

Ka lloje të ndryshme të kuzhinës, indoneziane, turke që janë interesante për nga shija e panjohur. Eksperimentojnë dhe ofrojnë një numër të madh fast food-esh ku do të ngopeni për disa euro.

  • Amsterdami
  • Roterdami
  • Haga
  • Delfti
  • Mastrihti

Informatat turistike

www.visitholland.com

www.holland.com

Amsterdami

Vozitja e biçikletës është më e preferuara e holandezëve dhe është ideale për kalimin e Amsterdamit, dhe rrugët mund të gjenden shumë lehtë. Ndoshta do të befasoheni që askush nuk ka perde në dritare apo që askush nuk shikon punët e huaja, përveç turistëve për të cilët krejt kjo është e çuditshme.

Një vend i mirë për të kaluar në Amsterdam është tregu Dam i cili rrethohet nga kanalet Herengracht, Keizersgracht dhe Prinsengracht, dhe shtëpitë e shekullit 17. Nëse niseni ka lindja do t’ju pret Nieuwmarkt me suveniret e shumta. Amsterdami është Mekë për dashamirët e arteve: në muzeun e Van Gogogut dhe Tuluz-Lotreka e Mone.

Në muzeun Stedelik janë të shfaqura veprat e Sezanit, Matisës, Monesë, Pikasos, si dhe disa skulptura të Rodenit e Murit.

Shtëpia e Ana Frankut dhe fati i saj tragjik tërheqin shumë turistë gjatë tërë vitit, e sa për kallaballëkun më së miri është që shtëpinë ta vizitoni në fund të orarit të punës.

Rruga e fenerëve të kuq është një nga kuriozitetet e Amsterdamit, ndërsa në Vondelpark, mund të përjetoni koncerte pa pagesë.

Restorantet dhe kafeteritë

Foodism, Oude Leliestraat 8 – sallatat dhe sandviçët

Eat More, Zeedyk 107 – kuzhinë aziatike

Vlaams Friteshuis, Voetboogstaraat 31 – pomfriti më i mirë në qytet

Tregjet

Albert Hein zingjir supermarketesh (Koningsplein 6)

Dirk van den Broek, Eerste van der Helststraat 25

Hostelet

www.bobsyouthhostel.nl

www.flyingpig.nl

www.hans-brinker.com

Roterdam, Hag

Po që se iu intereson ende çka ka Holanda, në jug gjendet Mastrihti, qyteti në të cilin është themeluar Bashkimi Evropian më 1992. Krahas rrugës me kalldrëme dhe kafeterive elegante, kërceni në ndonjë varkë dhe kaloni këtë qytet nëpër kanalet e shumta. Den Haag është një qytet elegant, duke pasur parasysh që aty është vendi i mbretërisë dhe qeverisë, derisa Roterdami është një qytet-port modern me shumë vende për të dalë.