Vizitoni BE

Që ta njihni më mirë

Srpski

Italia

Nëse dëshironi të shijoni nga ajo që quhet “dolce vita”, dhe dëshironi të dini se pse shumica e vizitorëve të Romës duan të kthehen prapë aty, kurrsesi mos e anashkaloni Italinë. Ushqimi dhe pijet, e përmendore të mrekullueshme 2500 vjet të vjetra.

Ushqimi dhe pijet

Pica e preferuar është e njohur në tërë botën dhe do të keni rastin të shijoni një prodhim origjinal nga ajo që deri më tash keni provuar. Do ta keni vështirë të vendosni në mes të numrit të madh të pastave dhe antipastave dhe sandviçëve të shijshëm.

  • Roma
  • Venecia
  • Milano
  • Firenca
  • Gjenova
  • Verona

Informatat turistike

www.italiantourism.com

Roma

Tri ditë apo tri javë në Romë dhe gjithnjë do të kërkoni më shumë. Bukuritë e qytetit në mënyrën italiane të qytetit urban dhe romantik do t’ju lënë shumë kujtime. Nëse ndonjëherë keni dëshirë për diçka, hidheni një monedhë në Fontana di Trevi – hedhja prapa krahëve nënkupton se mund të ktheheni ndonjëherë. Nuk dihet çfarë është me e bukur, perandoria apo pjesët e Mikelangjelos, Rafaelos, Leonardo da Vincit...

Panteon, një hark që i kushtohet mureve të Romës, është një nga ndërtimet më të vjetra të ruajtura mirë.

Kur jeni në Itali keni mundësi të vizitoni edhe një shtet, dhe atë më të voglin në botë. I rrethuar me mure të larta dhe i ruajtur nga ana e gardës zvicerane, Vatikani ka kishën më të njohur katolike në botë, Bazilikën e Shën Pjetrit.

Ka rreth 900 kisha dhe kush e di sa galeri që ia vlen të shihen.

Restorantet dhe kafeteritë

Shmanguni ushqimeve në rrethinën e galerive, muzeve dhe vendeve tjera kulturore sepse sipas rregullave çmimet aty janë më të larta, por mos u ushqeni as në rrethinën e stacionit të trenit. Shkoni në rrugët Piazza Navona, Campo, San Lorenzo ku do të gjeni ushqim të kënaqshëm dhe kualitativ.

Antico Forno, Via delle Murate – sanduice

Forno di Campo de’Fiori, Campo de Fiori - pica

Gusto, Piazza del Imperatore Augusto

Pizzeria Ivo, Via di San Francesco a Ripa 158 - pica

Tregjet

Supermarket, stacioni hekurudhor, 24 h

Hostelet

www.sandyhostel.com

www.popinnhostel.com

Venecia

Ka një numër të madh kanalesh në të cilat lundrojnë anijet (kryesori është Canal Grande) dhe lidhet me rreth 400 ura. Venecia ka një natyrë të pazakontë. Derisa të zbuloni këtë qytet çudibërës, mund të humbeni nëpër kanale dhe rrugë të ngushta dhe do të mund të shihni zonja misterioze me fustane dhe maska. Me anije mund të arrini deri te tregu i Shën Markut.

Pallatet, përshkruajnë fuqinë politike të republikës së dikurshme. Venecia është një vend ku jetën e kanë humbur shumë të burgosur të regjimit, por nga këto kazamate ka arritur të largohet zbavitësi më i madh në botë - Kazanova.

Ka edhe shumë galeri që është mirë t’i gjeni.

Restorantet dhe kafeteritë

Në Venecia restoranet janë të shtrenjta sikurse edhe gjithkund tjetër. Sa më larg nga përmendoret e famshme, aq më lirë.

Cip Ciap, Calle del Mondo Nuovo – pica të lira

Ae Oche, Celle del Tintor –pica më e mirë në qytet

Cantina do Mori, Sottoportego dei do Mori – sanduice

Tregjet

Mega 1, trg Santa Margherita

Standa, Strada Nova

Milano, Fiorenca

Milano – qendra e modës, është qytet ku mund të takoheni me ndonjë yll futbolli. Nëse ngjiteni në maje të katedrales në qendër të qytetit do të përjetoni Milanon nga perspektiva e zogjve, ndërsa vendin që nuk bën ta lëshoni është shtëpia më prestigjioze në botë e operës - La Scala.

Restorantet dhe kafeteritë

Osteria del Lazzareto, Via Lazzareto 15 – mëngjes me meny

Fabbrica, Via Pasubio 2 - piceri

Lanci brze hrane: Ciao i Spizzico – pasta dhe pica të lira

Tregjet

Stacioni qendror hekurudhor dhe rrugët Via D Vitruvio 32 i Via Casati 30

Verona

Kur të mendoni në Veronën, sigurisht iu vjen në mend Romeo dhe Gjuliea dhe historia e tyre tragjike e dashurisë. Por, sigurisht nuk e dini se Verona dikur është quajtur Roma e vogël për shkak të arenës së bukur ku tsh mbahen paraqitjet operistike. Juliina shtëpia me ballkon është ndalesë e çdo turisti, bërtisni Juliino “zemër” në statujën para shtëpisë dhe mund të shpresoni për dashuri të re.

Restorantet dhe kafeteritë

Pizza Doge, Via Roma 21b - pica në pjesë

Firenca është për shumë kënd qyteti më i bukur i Italisë, qyteti i lindjes së Mikelangjelos. Ky qytet piktoresk ofron kulturën e tij të renesancës. Galeria e njohur Uffizi është vendi ku do të keni rast të shihni shumë vepra të rëndësishme. Kurse, skulptura e Davidit të Mikelangjelos është e vendosur në Galleria dell’Accademia.

Restorantet dhe kafeteritë

Në Fioerencë provoni robolitën, corbat dhe canellini, pasul i bardh.

Mario’s, Via Rosina 2r – mëngjes i lirë

Angie’s Pub, Vie dei Neri 35r – sanduice të lira

Tarrochi, Via dei Renai 16r – proci të mëdha pastash për pak para

Tregjet

Supermarketi te stacioni hekurudhor

Via Pietrapiana 94

Tregu - San Lorenzo

Vendi i lindjes së Kristofor Kolumbos dhe dikur republikë, Gjenova është një qytet urban me 600.000 banor. Shëtisni bukur dhe vizitoni katedralen San Lorenzo nga shekulli 12 ose Galleria Naturale di Palazo Spinola.

Restorantet dhe kafeteritë

Bar Ristoro, Piazza Colombo 10/12 – ushqim i lirë

Il Barbarosa, Piano si Sant Andrea 21 – sandviçë

Tregjet Via Sottoripo – ushqim i shpejt deti

Ata që dëshirojnë të shohin një përzierje grekësh të vjetër, bizantine dhe arabe, vendi i përshtatshëm është Sicilia. Vapë e madhe verore mijëra histori dhe plazhe të bukura.