Portugalia
Është çdo herë destinacion i duhur për ata që duan të shijojnë kënaqësi. Kanë shije në arkitekturë, në jetë dhe kuzhinë. Në shumë qytete duket sikur koha është ndalur, kurse Lisbona, edhe pse urbane, nuk largohet nga tradita.
Ushqimi dhe pijet
Sardinhas assadas është specialiteti i njohur, ndërsa pastéis de bacalhau është një tjetër ushqim i shijshëm. Caldo verde është një specialitet tjetër me spinaq dhe patate.
Ata pëlqejnë espresson që e quajnë “bica”.
- Lisbona
- Qytet tjera
Informatat turistike
Lisbona
Pjesa më atraktive e Lisbonës padyshim është Alfama, derisa përmes labirintit do të kaloni te rrugët. Krahas saj është edhe Castelo de Sao Jorge.
Restorantet dhe kafeteritë
Restaurante Patrono, Largo Chafarizde Dentro 20 – ushqim i lirë, specialitet rizoto me peshk
Nilo,Rua dos Correeiros 217 – mish derri me të djegës në sos të ëmbël
Mamma Rosa, Rua do Gremio Lusitano14 – atmosferë italiane
Tregjet Pingo Doce, Rua de Dezembro 37
Pazari Mercado de Ribeira
Qytet tjera
Nëse Lisbona u ka pëlqyer dhe dëshironi të vazhdoni me Portugalinë, Cascais, Sinatra dhe Estoril janë jo shumë larg dhe janë shumë interesant për përmendoret kulturore që i posedojnë dhe për rrezitjet në plazh. Të dhënat arkeologjike në Cascaisa kanë jetuar njerëzit para 5000 vitesh, arabët, romakët dhe portugezët. Një nga qytetet që duhet vizituar është edhe Faro dhe dashamirësit e artit mund të vizitojnë Ria Formosan. Porto është i njohur për kuartin e peshqve dhe pamjes së lumit Duro. Në Ribeiri do të shihni rrugë interesante.