Vizitoni BE

Që ta njihni më mirë

Srpski

Spanja

Sigurisht në mendje e keni coridan dhe flamencon. Megjithatë, Spanja ofron shumë më tepër, pikërisht për shkak të ndikimit gjeografik nga shumë kultura.

Ushqimi dhe pijet

Gaspaco, paelja dhe tortila janë tipike spanjolle që ofrohen në tërë vendin. Kuzhina e shijshme, atmosfera në restorantet e vogla.


  • Madridi
  • Barcelona
  • Valensia
  • Sevilja
  • Granada
  • Kordoba
  • Toledo

Informatat turistike

www.spain.info

www.okspain.org

Puerta del Sol është vetëm zemra e Madridit e cila dërgon në hulumtimin e qytetit. Ato që assesi nuk mund t’i lëshoni më Madrid janë dy muzetë: Prado (www.museoprado.mcu.es) dhe Centro de Arte Reina Sofia.

Në parkun El Retiro mund të kaloni pak kohë në kafeteritë afër, por nëse jeni të uritur lëshohuni deri te tregu kryesor El Rastro. Kurse nëse dëshironi të ndjeni ritmin e natës në Madrid shkoni në rrugën Grand Via ku ju presin ndenja të çmendura që nga e enjtja. Nëse jeni femër keni mundësi të fitoni hyrje falas. Informohuni përmes revistës Guia del Ocio.

Restorantet dhe kafeteritë

Specialitet madrilene janë cochinello asado, mish i lëngshëm derri dhe tapas sos.

La Mallorquina, Puerta del Sol 8 – furrë

Cuevas el Secreto, Calle de Barcelona 2 – mish roshtili

La Trucha, calle de Manuel Fernandes y Gonsales 3 – specialitet peshku

Omerta, calle de Gravina 7 - piceri

Pazaret El Rastro, afer stacionit te metrosë La Latina

Kur të ndodheni në Barcelonë mund të çuditeni edhe nëse flisni pak spanjisht, por mos harroni se ndodheni në Kataluni, që ka një gjuhë specifike. Por, lirshëm shijojeni një nga qytetet më të bukura të Evropës. Ajo që e bën të veçantë Barcelonën është arkitektura.

Placa Catalunya është zemra e Barcelonës ku lidhet pjesa e vjetër dhe moderne e qytetit. Barca ka shumë muze për të vizituar dhe ka një pjesë interesante të jetës. Sigurisht se do të laheni në det.

Nëse ju pelqen Picasso, vizitoni muzeun e tij dhe do të gjeni mbi 3000 vepra të këtij piktori.

Restorantet dhe kafeteritë

Kryesisht shijohet rizotoose virshllet që njihen si butifarra. Për të ngrenë diçka më të lirë, vizitoni restorantet e panumërta kineze.

Bagel Shop, Carrer de la Canuda 25 – sandviçë dhe sallata

La Fonda, Carrer del Escudellers 10 – ushqime tradicionale

Can Mano, Carrer Baluard 12 – ushqim deti

Pazaret Mercat de al Boqueria

Hostelet

www.gaudihostel.com

www.youthostel-barcelona.com

www.gothicpoint.com

Valensia, Sevilja

Një nga stacionet tjera do të mund të ishte Valensia, qyteti i tretë për nga madhësia dhe aty afër gjenden Ibiza dhe Palma de Mallorka. Andaluzija, krahina jugore dikur ka qenë qendër në shekullin e 8-të. Kjo më së miri shihet në Alhambra, kompleksin e qytetit Granada. Por, për Alhambran nuk vlen të flitet, duhet të shihet. Ndërkaq gjëra të tilla të bukura mund të shihni edhe në Sevilja.

Nëse niseni kah veriu do të shihni provincën Castilla la Mancha, shtëpia e Don Kishotit. Toledo, është një prej qyteteve interesante, me rrugët e tij ku do të dëgjoni histori turbulente, kurse në Bilbao, qytetin bask do të mund të përjetoni ndjenjat e muzeut të krijimeve moderne Gugenhallm.